AKTUALITET

VIDEO/ “Ishte njeriu i shenjtë. Ata jetojnë në pyll”, rrëqethin banorët me fjalët për Kryetarin: Pse nuk na vuri një bombë të tërëve

10:03 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e Kryetarit të Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, ka tronditur banorët e  fshatit Petë të Selenicës.




Gjoka hyri për të shuar një konflikt me armë por përfundoi i vrarë. Me lot në sy dhe të tronditur, banorët rrëqethin me rrëfimet e tyre.

“Mësuam për ngjarjen, djali ishte administrator, djalë i lagjes. Erdhi këtu për të ndërtuar fshatin. Për të na ujdisur ne. Po pse nuk na vuri një bombë të tërëve dhe të kishte jetën e tija. Të na kishte vrarë ne pleqve dhe jo atë”, shprehet me lot në sy një prej banoreve.

Madje, ajo thotë se Gjoka nuk e ka këtu familjen, gruan dhe dy djemtë, por e ka në Greqi.

“Ai ishte njeriu i shenjtë. Njeri punëtor. Nuk di kush i ka vrarë. Dje me ata isha. Njeri i punës. Fare konflikte”, rrëfen një tjetër banor i tronditur.

“Si njohim ata që e vranë, rrinë në pyll. Jam shumë e tronditur, e mësuam nga televizori ngjarjen”.

Janë këto disa nga rrëfimet e banorëve, të tronditur ngjarjen e rëndë e duke mos kursyer fjalët e mira për administratorin Gjoka dhe punët e tij të bëra në fshat.

Ndërkohë policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar të vrasjes, Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj. Të tre autorët e vrasjes janë të afërm me njëri-tjetrin.

Ata kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën kryetari Argjil Gjoka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.