AKTUALITET

Video/ Rama pyet shqiptarët: Kujt i besoni, Metës apo Juncker?!

16:15 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa në Tiranë janë pozicionuar në pole të kundërta, kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë takuar sot në Kosovë në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë. Rama kërkon shkarkimin e presidentit por ndërsa ishim në Kosovë, ka shtrënguar dorën me kreun e shtetit.




Por pas atij momenti “miqësor” Rama i është rikthyer marrëdhnies së mëparshme me Metën. Kreu i qeverisë ka publikur me video një pjesë të fjalës së Metës të datës 8 qershor, ku ai parashtronte arsyet se përse duhen shtyrë zgjedhjet, si dhe  fjalën e Presidentit të KE, Jean Claude Juncker, i cili tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen.

Në video Rama ngre pyetjen: Kujt i besoni, Metës apo Juncer? Ndërsa në pëshkrimin e saj ka shkruar vetëm dy fjalë: “Pa koment.”

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, tha Meta dje në konferencën e dytë të jashtëzakonshme.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane  e shqiptarëve”, u shpreh Juncker në Bruksel.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.