Aktualitet

Zbardhen datat e provimeve për maturantët e shkollave të mesme profesionale

18:00 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare

Voltiza Duro – Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi për organizimin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore Profesionale 2019. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave në të cilën përcaktohen edhe datat e provimeve për sesionin e dytë të shkollave të mesme profesionale.



Datat e provimeve
“Provimet e Maturës Shtetërore Profesionale 2019, për shkollat e mesme profesionale, sesioni i dytë të jenë: provime të detyruara: “Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë”, “Gjuhë e huaj” dhe “Teori profesionale e integruar”, sipas drejtimit/profilit që maturanti/kandidati ka ndjekur në shkollë. Lëndët dhe datat për provimet e maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë të jenë: a) Gjuhë e huaj 27 gusht 2019; b) Gjuhë shqipe dhe letërsi 30 gusht 2019; c) Matematikë 3 shtator 2019; d) Teori profesionale e integruar 6 shtator 2019″,-thuhet në udhëzim. Ndërkohë në këtë të fundit bëhet me dije se administrimi i provimeve të maturës shtetërore profesionale 2019, bazohet në rregulloren e maturës shtetërore 2019, miratuar me urdhrin nr. 780, datë 23.11.2018, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kush do të testohet?
Në provimet e maturës shtetërore profesionale 2019, në sesionin e dytë do të marrin pjesë: maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i parë; maturantët që rezultojnë mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2018-2019 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2019; kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018, por që nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore profesionale; kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga QSHA-ja dhe kanë detyrime të maturës shtetërore profesionale. “Kandidatët e përcaktuar në pikën 4, germa “c” dhe “d”, të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që u cakton institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar në vendbanimin e tyre. Maturantët/kandidatët e përcaktuar në pikën 4, germat “b”, “c” dhe “d”, të plotësojnë formularin AlZ për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të maturës shtetërore profesionale, nëse nuk e kanë plotësuar atë në sesionin e parë. Këta kandidatë të plotësojnë formularin A1Z në datat 21-23 gusht 2019″,-thuhet në udhëzimin e publikuar në Fletorën Zyrtare. Sakaq drejtori i shkollës do të dërgojë zyrtarisht në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë, deri më datë 23 gusht 2019. Drejtori institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, ta dërgojë këtë listë në QSHA në datën 24 gusht 2019. Provimet të zhvillohen të përqendruara në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tropojë, Lushnjë dhe Sarandë t’i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Delvinë t’i zhvillojë provimet në qytetin e Sarandës. “Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe drejtoritë e shkollave të marrin masa për njoftimin e maturantëve/kandidatëve për datat, mjedisin dhe orën kur do të zhvillohet secili nga provimet e maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë. Drejtori i institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, brenda datës 20 gusht 2019, të njoftojë zyrtarisht QSHA-në dhe MASR-në për mjedisin ku do të zhvillohen provimet e maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë dhe për listën e shkollave që marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë. Në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, ku numri i maturantëve/kandidatëve është më i madh se 500, të përdoren 2 mjedise”,-nënvizohet në vendim. Ndërkohë, monitorimi dhe administrimi i procesit të maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë, do të kryhet nga përfaqësuesit e MASR-së dhe të institucioneve të vartësisë. Shpenzimet e përfaqësuesve të MASR-së, në monitorimin e provimeve të maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë, do të mbulohen sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, nga institucionet e përcaktuara në këtë udhëzim. “Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar dhe drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar/zyrat vendore të arsimit parauniversitar. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”,-citohet në fund të udhëzimit.

Kalendari dhe kandidatët pjesëmarrës

Lëndët dhe datat për provimet e maturës shtetërore profesionale 2019:
a) Gjuhë e huaj 27 gusht 2019;
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi 30 gusht 2019;
c) Matematikë3 shtator 2019;
d) Teori profesionale e integruar6 shtator 2019.
Në provimet e maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i dytë, do të marrin pjesë:
a) maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të maturës shtetërore profesionale 2019, sesioni i parë;
b) maturantët që rezultojnë mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2018-2019 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2019;
c) kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018, por që nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore profesionale;
d) kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga QSHA-ja dhe kanë detyrime të maturës shtetërore profesionale.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *