POLITIKË

Video/ Bashkim Fino çudit me deklaratën e tij: Gabim të shkarkohet Meta

11:45 - 13.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS Bashkim Fino  në fjalën e tij në parlament tha se Meta sot po kërcënon se nëse PD e LSI nuk hyjnë në zgjedhje, atëherë ka luftë. Fino u shpreh se gabim ishte kur e votuan Metën si president, ndaj dhe shkarkimi i tij do ta thellonte atë gabim. “Presidenti ka përdorur shqiponjën për interesa personale. Sot presidenti ka bërë një teatër, ku si skenë ka zgjedhur Shqipërinë.




Data 30 qershor nuk është zgjedhur nga asnjë deputet, por është thjesht një nga datat e zgjedhura dhe është datë kushtetuese. Presidenti merr vendime që nuk janë detyra të tij.Presidenti ka bërë lexim të gabuar të Kushtetutës. Kreu i shtetit na tha se nëse nuk nxjerr ai dekret, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kushtetuta nuk e parashikon që presidenti të zgjedhë datën e zgjedhjeve. 30 qershorin nuk e caktuam ne dhe as Rama.

Nëse presidentit nuk i pëlqen zyra, atëherë të pranojë të largohet sesa të bëjë teatër. Presidenti ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, duke thënë se nëse PD dhe LSI nuk hyjnë në zgjedhje, do ketë luftë. Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Meta ka cenuar unitetin kombëtar. Si ish kryeministër në një moment shumë të vështirë dhe deputet për një kohë të gjatë unë e di që pluralizmi është instrumenti i sovranitetit që ushtrohet nga zgjedhjet.

Shumë militantë do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe i mirëkuptoj, janë po ata që na panë me inat kur e votuam, por them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund”– tha Fino.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.