Kryesore

Video/ “Çeta Meta, Basha, Berisha, Kryemadhi”, Spiropali: Me atdheun në gojë, e helmin në bark

11:58 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çetë me katër person, e ka cilësuar ministrja e Shtetit për Marrëdhenit me parlamentin, Elisa Spiropali, katërshen: Meta, Basha, Berisha, Krymadhi.




Duke iu referuar vargjeve të Fan Nolit, Spiropali u shpreh se ata i janë vërsulur shtetit shqiptar “me atdheun në gojë, me helmin në bark”.

Fjala e Spiropalit në parlament

Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë vërsulur shtetit shqiptar me një brutalitet të pashoq, të ngjashëm më kohët më groteske të historisë tonë kombëtare.

Me atdheun në gojë, me helmin në bark, siç do thoshtë Noli, kjo çetë kërkon me ngulm t’i vërë minat themelit të bashkëjetesës në sisemin demokratik, të trondisë rendin kushtetues, të mpijë shoqërinë përmes frikës dhe kërcënimeve, t’i privojë brutalisht qytetarët nga  e drejta e tyre kushtetuese.

Qëllimi i tyre është rrëzimi i shoqërisë dhe kaosi. Arsya madhore frika nga zgjedhjet e integrimi. Duan të na bindin se molotovi është karamele, flakadani qiri për meditim, gazi lotsjellës armë e shkatërrimit në masë, djegia e mandateve akt heorik. Kërcënimi për pengimin e zgjedhjeve luftë kundër diktaturës. zhdekretimi k presidentit akt prej burri shteti…

Në fakt akti i Ilir Metës është atentat i pastër kushtetues, cenon rëndë të drejtën e zgjedhjes së shtetasve. Janë mësuar të bëjnë me Kushtetutën, ligjin dhe me shqiptarët çfarë kanë dashur, por jo më. Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar, shkeli parimin e sovranitetit të popullit.

Më 30 qershor do përballen me murin e ligjit ku do thyejnë hundër. Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar, dëshmoi se mund të nxjerrësh presidentin nga kulla, po jo të shkulësh LSI nga zyrat më të larta të shtetit. Shkeli parimet.

Ilir Meta nuk do t’ia dijë synon të zgjidhë një pseudokrizë. E ka të qartë se janë 42 parti që janë regjistruar, si e shkel këtë të drejtë. Tenton të justifikojë duke thënë se po shmang përplasjen civile, cilën atë që ideoi në shtëpi?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.