SPORT

De Ligt drejt PSG, Raiola takon Leonardon

13:19 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mino Raiola është në Paris për t’u takuar me krerët e Paris Sën Zhërmenit. Në këto çaste, prokuratori i famshëm është në kryeqytetin francez për të biseduar me PSG për mundësinë e transferimit në Ligue 1 të mbrojtësit Matijs De Ligt.




PSG disa javë më parë bëri një propozim mjaft joshës për lojtarin me një pagë neto prej 7 milionë eurosh në sezon, një ofertë e cila do të diskutohet me Leonardon, që është kthyer në kryeqytetin francez pas aventurës me Milanin. Do të bisedohet edhe në lidhje me Marko Verratin. E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares italiane nuk është në diskutim: ai do të qëndrojë në Paris dhe shumë shpejt do të firmosë një tjetër kontratë të re milionere.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.