AKTUALITET

Video/ E ngarkuara me punë e SHBA-së takim me Metën në Presidencë

10:30 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa ka nisur seanca parlamentare, pika e vetme e rendit të së cilës është mocioni me debat për presidentin Meta, ky i fundit ka pritur në Presidencë të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones.




Situata politike e krijuar në ditët e fundit pas dekretit të Presidentit për të shfuqizuar dekretin e mëparshëm që kishte caktuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore 2019 duket se ka vënë në lëvizje diplomaten amerikane.

Paraditen e sotme zyra e Shtypit e Presidencës njofton se Kreu i Shtetit do të dalë sot në orën 17:00 në një konferencë për shtyp.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.