LIFE STYLE

Erosi në çift / Dilemat, krizat, kuriozitetet, pyetjet dhe përgjigjet e tyre

15:40 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur erosi është shumë i butë Jeta në çift funksionon, por mungon ana e fortë e seksualitetit. Si i bëhet? Edhe kur ka një përputhje të mirë seksuale, mund të ndodhë që erotizmit t’i mungojë fantazia. Bëhet fjalë për ato “devijimet” e vogla që thyejnë paksa rutinën. Është një situatë që mund të zgjasë, por që ka një zgjidhje të thjeshtë. Të pyesësh: Përse heshtet? Disa dëshira mbahen sekret nga frika për t’i treguar partnerit pjesën më instinktive të vetes, që do të thotë të prishësh ekuilibrin e arritur. Është një sinjal negativ? Jo, kjo tregon që lidhja anon më shumë nga përputhja intelektuale. Tërhiqen nga partneri më shumë nga personaliteti dhe kultura e tij, ndërkohë që erosi rrezikon të jetë paksa i “standartizuar”. Çfarë bëhet? Të bësh surpriza, të organizosh mbrëmje romantike dhe në shtrat të kërkosh ato gjëra që të pëlqejnë: shpesh mjafton të çlirosh fantazinë dhe emocionet.




Nëse vetëm erosi bashkon çiftin
Lidhjet vetëm me bazë seksuale janë gjithmonë të rrezikuara. Ka çifte që si arsye të lidhjes së tyre kanë vetëm përputhjen seksuale. Megjithëse kjo mund të vlejë vetëm për njërin prej partnerëve. Bëhet fjalë për lidhje të pabarabarta? Në përgjithësi janë burrat që i parapëlqejnë këto situata, për të evituar përfshirjen emocionale. Këto pasoja i përjetojnë gratë, të cilat, nëse nuk vetë vlerësohen, besojnë se aq meritojnë. Kur ndodh që femrat i përjetojnë mirë këto eksperienca? Deri sa të gjejnë partnerin e duhur, “eksperimentojnë”. Çfarë rrezikojnë? Mbërthehen në lidhje të parakohshme, që po të zgjasin, dëmtojnë vetëvlerësimin e tyre.

Nëse është vetëm ai që “komandon”  në shtrat
Vendos ai kur duhet bërë dashuri dhe gjithmonë kërkon të drejtojë lojën. I ëmbël dhe pasionant. Pra një partner ideal. Është për të ardhur keq që në momentin e të bërit dashuri, kthehet në egoist. Është një situatë e shpeshtë, me rrënjë kulturore dhe psikologjike. Si lind nevoja për të drejtuar gjithmonë lojën? Nga pasiguria: ndihet superior vetëm brenda modelit tradicional të aktivit, nëse do të ishin të barabartë ose do të ndryshoheshin rolet, pavetëdija e tij do të provokonte një krizë sigurie. Si të përballemi me situatën? Me një komunikim të butë dhe real. Për shembull, lojëra erotike që ndryshojnë zakonet e mësuara: ai nuk do të ndihet i vënë në provë e do t’ju ndjekë natyrshëm.
Pa eros, por të lumtur
Ka periudha të caktuara kur abstinenca (mungesa e marrëdhënieve), mund të jetë një zgjedhje e ndërgjegjshme për t’i drejtuar energjitë në fusha të tjera. Të mos bësh dashuri prej shumë kohësh dhe të mos ia ndiesh nevojën: është një situatë e shpeshtë, aq më tepër për ata që jetojnë vetëm. Nuk është e thënë të jetë gjithmonë problem. Nuk është shqetësuese mungesa e dëshirës? Jo, nëse bëhet fjalë për një zgjedhje: në përgjithësi hiqet dorë nga seksi në pritje të një takimi më domethënës. Ose, nëse preferohet që energjitë të drejtohen tjetërkund: ndodh kur jetohet në një moment krijues. Në këtë rast është e vlefshme për të ndërtuar identitetin. Kur duhet reflektuar? Nëse abstinenca kthehet në shqetësim. Por edhe kur ekziston dëshira për të bërë dashuri, por evitohen raportet nga frika për të hyrë në kontakt me tjetrin. Ka një problem nëse është një mënyrë për të ngritur barriera.
Rutina: të bën mirë
Të bësh dashuri gjithmonë me të njëjtin partner, ndihmon në përputhjen emocionale. Gjithmonë nëse nuk hiqet dorë nga fantazia, rutina e bën erosin më të kënaqshëm. Cili është avantazhi i një zakoni? E çuditshme, por e vërtetë, përsëritja. Kur bën dashuri me të njëjtin njeri e di se çdo të presë. Bëhet fjalë për ndjesi të kënaqshme, seksi është gjithmonë shpërblyes, se nuk ka stres. Kjo nuk do të thotë që me partnerin të mos bëhen gjëra të ndryshme. Rutina a nuk është armiku i pasionit? Varet: pasioni që lidhet gjithmonë me të renë mund të jetë më ngacmues, por zgjat më pak. Nuk duhet harruar që raportet seksuale me një person që pak e njohim apo me një partner të rastësishëm janë edhe burim ankthi, si çdo eksperiencë tjetër e re në jetë. Kur bëhet e rrezikshme? Kur me partnerin nuk ndihet më kënaqësi dhe erosi jetohet me mërzi e nervozizëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.