POLITIKË

Video/ Gjuzi: Skrapari i famshëm s’kishte prodhuar asnjëherë kryeministër…

13:30 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga foltorja e Kuvendeit, deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar dorëheqjen presidentit Ilir Meta. “ Presidenti i Republikës duhet të ikte nga posti që kur shkoi në Berat dhe jo tani që ai bëri këtë që nuk është në favor.




Por ju e mbajtët, pasi ka bërë manovra dhe tani që nuk janë në favorin tuaj ju doni ta shkarkoni me një fletë rrufe, se fletë rrufe është. Prandaj unë i bëj një thirrje Presidentit: Ke vetëm një shans, jep dorëheqjen tani, nesër do të jetë vonë”, deklaroi Gjuzi.

Deputeti Gjuzi “thumboi” Metën duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha se pa mbushur ende 50 vjeç, Shqipëria e ka bërë kreun e shtetit si askënd tjetër, edhe kryeministër edhe Kryetar Kuvendi edhe President.

 “Krahina e famshme e Skraparit që nuk kishte prodhuar asnjëherë kryeministra gjatë diktaturës, në demokraci ka prodhuar tek një person I vetëm tre poste të mëdha”, tha Gjuzi.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to kRIST Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nje miku im,po me tregonte se e shoqja,mbas kursit per patenten e makines,po pregatitej te merrte provat ne praktike.Une e pyeta,nese kish ndopak frike,ta ngiste makinen ne kete trafik,qe kemi? Ai rrufeshem m’u pergjegj :Une ate kam frike,se ajo nuk ka fare frike. Kjo pergjigje,mu kujtua duke lexuar “thumbimin”e ketij soj deputeti ,Gjuzit-pra,per Presidentin e Republikes.Budallai,e nxjerr ne pah,vehten,kur kujton se po thote “mencurira”!

    Përgjigju ↓