AKTUALITET

Video/ Hajdari zbulon kur do të zhvillohen zgjedhjet: Këtu do jemi!

10:50 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja demokrate, Rudina Hajadari gjatë fjalës së saj në seancën plenare ngulmoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të gjykojë vendimin e presidentit Meta.




Ndërsa ngriti disa pikëpyetje në lidhje me kreun e shtetit, Hajdari garantoi se zgjedhjet do të shtyhen me vetëm një muaj.

“Ja ku do jemi, vetëm një muaj shtyhen zgjedhjet. Muajin tjetër do keni zgjedhje. E vetmja pyetje që i bëj vetes them, a ja vlejti barra qiranë? A ja vlejti që opozita dorëzoi mandatet? A ja vlejti që ne të mbyllim dyert e Europës?”, tha Hajdari.

Fjala e Hajdarit në parlament:

Sot kemi një rezolutë e cila nuk ka ndonjë vlerë juridike thjesht ngre presion e shantazh ndaj presidentit.

Gjykimin mbi vendimin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne duhet të jemi shumë të ndershëm me shqiptarët. Mocioni për shkarkim vjen me ¼ e Kuvendit, që firmoset dhe i depozitohet kreut të kuvendit, që ka për detyrë të hap komision hetimor, dhe më pas kjo gjë, ky komision të përpilojë një raport që mund të diskutohet në parlament e t’i depozitohet gjykatës.

Fakti që s’kemi gjykatë është fatkeqësi e madhe. Këtu është thlebi pse shqiptarët po shikojnë një lojë të shpifur. Është detyra ime të listoj pse mendoj se presidenti ka marr një vendim që vë në pikëpyetje veprimet e tij.

E para, pse mendon presidenti që me këtë veprim zgjidh krizën. Nëse e bën si akt patriotik, nëse palët nuk ulen e s’ka kompromis a nuk thellohet më shumë kriza e pasiguria.

Nëse gruaja juaj juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është pjesë e këtij konflikti, a nuk është ky konflikt i pastër personal. Unë ngre pyetjen, qytetarët mund të përgjigjen.

A nuk ishte ky debati që u bë kur Meta u zgjodh president, a nuk ishte ky parlament që e zgjodhi. Pse e zgjodhët? Donit të zgjasnit jetëgjatësinë e ti politike. Të forconit pozitën e LSI. Me cfarë kredencialesh e zgjodhët ju presidentin? A nuk ishte në konflikt interesi kur zgjodhi kryetaren e LSI gruan e tij? Ju maxhoranca, u bëtë palë me LSI me opozitën bëtë marrëveshje, për cfarë? Për pushtetin tuaj. S’ju intereson c’bëhet me Shqipërinë.

Nëse unë nuk jam në gjendje të ngre pyetje, atëherë pse jam unë në parlament? Ta verifikojë këtë akt Gjykata Kushtetuese.

Sot presidenti mund të takjë njerëz, të thotë që është shtuar kriminaliteti e të thotë për këtë do rikthej dënimin me vdekje.  Ku jemi këtu? Në sistemin romak? Kshu bëhet kjo punë, ku jemi këtu? Ky njeri po bën akte në sajë të vetes së vet apo të interesit të popullit? Mazhornaca ka votuar me vetëdije kur ai e kishte gruan në një parti tjetër.

Ja ku do jemi, vetëm një muaj shtyhen zgjedhjet. Muajin tjetër do keni zgjedhje. E vetmja pyetje që i bëj vetes them, a ja vlejti barra qiranë? A ja vlejti që ne të mbyllim dyert e Europës?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.