SPORT

Kërkon të blejë Salernitanën? Reagon Olsi Rama: As s’e kam fantazuar

15:10 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi i publikuar nga mediat italiane se dyshja e Partizanit, Demi-Rama, kërkojnë të blejnë aksionet e ekipit të Salernitanës bëri jo pak “zhurmë”.




Sipas “Salernogranta.it”: “Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit, sëbashku me presidentin Demi, janë një nga dy grupet që kërkojnë të blej aksionet e klubit që është në pronësi të Claudio Lotitos.

Salernitana Rama

I kontaktuar nga BalkanWeb, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama e ka mohuar një lajm të tillë: “E vërtete aty është vetëm që jam drejtor i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, se dhe titullin na e kanë vënë sikur e kemi marrë pas 20 vitesh jo 26 siç është e vërteta. Asgjë tjetër nuk ekziston në realitet, madje as në fantazinë time dhe të presidentit Demi”, u shpreh Olsi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.