AKTUALITET

Mbytja e 17-vjeçarit në Këlcyrë/ Familjarët dyshime tek shoku, ja çfarë deklaroi në polici

10:21 - 13.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Këlcyrë mëngjesin e kësaj të enjte, ku 17-vjeçari Matia Rizallari u gjet i pajetë në lumin Vjosa. Gazetarja Brikena Metaj raporton për se kanë qënë familjarët ata që e kanë nxjerrë të riun nga lumi, pas kërkimeve disa ditore. 17 vjeçari u deklarua i humbur nga familjarët prej të dielës së 9 qershorit kur sipas të dhënave ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës.




Dyshimet e familjarëve të adoleshentit, lidhen me shokun e tij Egli Dosti, rreth 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim, me të cilin ai shoqërohej dhe që ishte personi i fundit me të cilin është parë 17 vjeçari. Shkak për dyshime bëhet fakti se po atë ditë pas ngjarjes, Dosti është larguar në Sarandë. Babai i 17 vjeçarit hedh poshtë mundësinë që i biri të ketë shkuar në lumë për t’u larë, pasi ai nuk dinte not. Në polici, i riu mbi të cilin janë ngritur dyshime ka deklaruar se Rizallari ra në lumë dhe u mbyt.

Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, është gjetur i pajet, (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”, shtetasi M.R., 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Bashkia Këlcyrë. Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.