Kryesore

Meta nxjerr këshilltarin në konferencë: Dekreti i detyrueshëm për të gjithë

17:11 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ia ka delguar këshilltarit të tij Bledar Dervishaj të drejtën për të sqaruar qytetarët rreth vendimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit.




Presidenca ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se vendimi është marrë në përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues e sigurinë publike.

Në emër të Presidentit Meta, këshilltari Dervishaj ka komentuar edhe diskutimet e mbajtura në e sotme seancën plenare, duke theksuar se në vend të një reflektimi u lëshuan lumenj fyerjesh.

“Në vend të një diskutimi mbi argumentat ligjorë, dhe në vend që sot të ishte një momënt reflektimi e të diskutohej mbi veprimet pozitive për negociatat apo zgjidhjen e krizës, u lëshuan lumenj fyerjesh. Kjo retorikë nuk i shërben as zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend”, deklaroi Dervishaj.

Fjala e këshilltarit Dervishaj:

Presidenti ka ndjekur me vëmendje të gjitha diskutimet që u zhvilluan sot në parlament, ku u diskutua vendimmarrja për zhdekretimin e 30 Qershorit. Në vend të një reflektimi dhe të një diskutimi për zgjidhjen e krizës, sot u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj institucionit të Presidentit.

Kjo retorikë nuk i shërben zgjidhjes së krizës dhe paqes sociale. Presidenti thekson para shqiptarëve dhe partnerëve se dekreti për shfuqizimin u mor në mbështetje me dispozitat Kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar te argumentet Kushtetuese.

Ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. KQZ është e detyruar ta zbatojë, cdo vendim tjetër është i patolerueshëm nga ligji. Cdo parti që e kundërshton është e lirë të ngrejë pretendimet në gjykatën Kushtetuese apo tjetër që vlerëson se mund të zgjidhë cështjen“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.