AKTUALITET

Parlamenti diskuton për ta shkarkuar, ja çfarë bën Meta

13:09 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi vijon diskutimet në lidhje me vendimin e Kreut të Shtetit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.




Qëllimi i kësaj seance plenare është rezoluta për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, e cili nga ana  e tij vijon aktivitetin politik të parashikuar prej ditë së djeshme. Kreu i shtetit po vijon takimet me liderët e opozitës për të vendosur një datë tëre zgjedhjesh.

I fundit që vizitoi Presidencën ishte kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima. Pas shfuqizimit të dekretit për 30 qershorin, Presidenti Ilir Meta ka nisur dje konsultimin me partitë opozitare për caktimin e një datë të re për zgjedhjet vendore. Meta zhvilloi një takim  me aleatët e Partisë Demokratike për caktimin e një tjetër date për zgjedhjet lokale.

Të pranishëm në takim ishin: Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi. Pas përfundimit të takimit, në një deklaratë për mediat, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se takimi ishte një hap i vogël pozitiv, por në drejtimin e duhur.

Zyra e Shtypit të Presidencës njoftoi më herët se Kreu i Shtetit do të dalë sot në orën 17:00 në një konferencë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.