AKTUALITET

Pas Holandës edhe Zvicra kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

15:06 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Holandës, ideja e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë është hedhur edhe në Këshillin Federal të Zvicrës.




Këshilltari legist nga Kantoni i Ticinës, Lorenzo Quadri ka kërkuar interpelancë për të ngritur këtë ide.

Në aktin parlamentar Quadri citon vendimin e marrë nga Holanda dhe arsyet se përse ata vendosën ta marrin atë.

Ai ka theksuar se kriminaliteti në rritje ku përgjegjës janë grupet shqiptare ka krijuar një situatë problematike në Holandë. Mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në Roterdam gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj.

“Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit, janë argumentet e dhëna nga Quadri. Parlamenti i Holandës miratoi se fundi  një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për 2019. Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri i Stef Blok tha se rekomandimi i komisionit evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, ishte i parakohshëm” ka thënë ndër të tjera Quadri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.