Kronikë

Video/ Për një vend parkimi, zbardhet vrasja e 24-vjeçarit në Laç

09:09 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pa kaluar 24 orë, zbardhet vrasja  e 24 vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç. Policia thotë se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth mesnatës.




“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Nga hetimet paraprake disa persona, bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, 24-vjeçari.

Mes tyre ka nisur një sherr, janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe njëri nga të përfshirët në ngjarje ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.