AKTUALITET

Përgjaket nata e Shna Ndout, vritet për një vend parkimi 24-vjeçari

07:51 - 13.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e mbrëmshme në Laç ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person. Sipas policisë raportohet se viktima është Viktor Shkorreti 24 vjeç. Mësohet se i riu është qëlluar me breshëri automatiku. Burime bëjnë me dije se shkaku i vrasjes së të riut ka qenë një sherr banal për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit. Ndërkohë në Laç ndodhen edhe shumë pelegrinë për natën e Shna Ndout.Ende nuk është bërë identifikimi autorit dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të kësaj vrasje.




Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.