POLITIKË

Video/ “Rama e lidhi fatin me krimin e organizuar”, Basha: Vendet e BE-së e dinë sesi ka qeverisur

14:04 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar vendimin e parlamentit holandez për refuzimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.




Sipas kryedemokratit Basha, Holanda ka hedhur poshtë propagandën e shpërlarë të Edi Ramës dhe tashmë vendet e BE-së kanë një radiografi të qartë se çfarë ka ndodhur gjatë 6 viteve të qeverisjes së Ramës.

“Kjo është historia e një njeriu që e lidhi fatin e tij me krimin e organizuar dhe me  vrasësit. Me ata u mësua të diktonte procese elektorale, me ta erdhi në pushtet dhe me ta e për ta ndodhet sot në pushtet.

Mbretëria e Holandës, duke hedhur poshtë propagandën e shpërlarë të Edi Ramës ka cituar në vendimin  Parlamentit, arsyet se pse refuzon hapjen e negociatave të anëtarësimit, për shkak të krimit të organizuar. Vendet e BE kanë një radiografi të qartë të 6 viteve të drejtimit të vendit nga Edi Rama”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.