Kryesore

Video/ Rama rrëfen detaje nga marrëveshja me Bashën në maj të 2017: Sa iu luta…

12:52 - 13.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rama nga foltorja e Kuvendit ka rrëfyer ditën e sotme edhe detaje nga marrëveshja me Bashën në 2017. Teksa diskutohet rezoluta për shkarkimin e Metës, Rama u shpreh se është e njëjta histori, si para dy vitesh kur u mbyllën në bunkerin prej plasmasi.




Fjala e Ramës

Kjo që po ndodh nuk është as e pa ndodhur as e papritur, madje kjo është seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë, e mbajnë mend kur të njëjtën njerëz udhëhequr nga i njëjti zjarrvënës, Berisha dhe i drejtuar nga i njëjti llafazan dembel Basha, ikën nga Kuvendi për të mos votuar vetingun dhe u mbyllën në bunker plastmasi poshtë dritares së zyrës sime, nuk hyjmë në zgjedhje, nuk lëmë zgjedhjet e me radhë strofat e të njëjtës këngë nga e njëjta pllakë gramafoni “la voce del padron”.

E mbajnë mend se sa shumë i jam lutur Bashës dhe si u bë në minutën më të fundit marrëveshje, mori gjithçka me kusht që të dilnin nga bunkeri i plastmasit të votonin vetingun dhe të mos kontestonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos shanin në gjuhë të huaj vendin. Nuk e di a i mbajnë mend që i shtymë zgjedhjet brenda afatit që Kushtetuta i lejon Presidentin bazuar në kodin zgjedhor, u kërkuar të shtyheshin përtej afatit dhe miqtë ndërkombëtarë që u përpoqën të ndërmjetësonin  ishin shumë dakord me këtë, por unë jo, se isha i bindur se kur politikanët i lejojnë vetes shkelje të tilla humbet populli, demokracia, shteti i së drejtës dhe shkelja kthehet nga një gjoja përjashtim për rast të jashtëzakonshëm, në rregull që bëhet i zakonshëm. Ja urdhëroni tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.