Politike

Video/ Rama vlerëson Nishanin: U desh Meta president…

12:56 - 13.06.19 gsh.al

Zhdekretimi i datës së zgjedhjeve nga presidneti Meta, e ka shtyrë Ramën të bëjë krahasime mes tij dhe paraardhësit . Kreu i qeverisë solli në vëmendje marrëveshjen e majit 2017, me Lulzim Bashën, ndërsa rrëfeu edhe procedurën e ndjekur asokohe nga Presidenti Bujar Nishani për shtyrjen me një javë të datës së zgjedhjeve.



Rama vlerësoi Nishanin duke deklaruar se ish-presidenti nuk e interpretonte kushtetutën sipas dëshirave politike, edhe pse ishte një nga krerët e shtetit më partiak në Shqipëri.

“Dy vjet më parë paraardhësi i Metës na e kërkoi me shkrim e firma në një shkresë dakordësinë për shtyrjen me një javë brenda afatit kushtetues, e cila u krye vetëm pasi shkoi letra te presidenti.

Sepse e vërteta duhet thënë edhe kur s’na vjen përmbarë. Nishani nuk e interpretonte kushtetutën sipas dëshirave të partisë, megjithë deklaratat skandaloze, asnjëherë s’ia vuri firmën e tij në dispozicion të axhendës politike.

U desh të bëhej president Ilir Meta që të kujtojmë sot për mirë Bujar Nishani, që jo vetëm fjalët t’i marrë era po edhe firmat të ikin sipas erës, deklaroi kryeqeveritari Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *