Sociale

Studentët e Drejtësisë i bashkohen nismës “Një armë më pak, një jetë më shumë”

10:06 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – Këtë të enjte edhe Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ju bashkuan fushatës me moton “Një armë më pak, një jetë më shumë , të inicuar nga Koalicioni “Gratë , Paqja,Siguria “.




Kjo fushatë u mbyll me sukses në Universitetin e Tiranës me fushatën advokuese dhe ndërgjegjësuese për projektin Rezoluta 1325 “Të drejtat e grave nga koncepti në realitetin Shqiptar” mbështetur nga UN Women, FGE në bashkëpunim me organizatat anëtare të Koalicionit ‘Gruaja,Paqja, Siguria'” , “Të Ndryshëm & Të Barabartë ” si dhe Kongresin Rinor Kombëtar, përfaqësues të Policisë së Tiranë Zj.Alma Katragjini,UN Women Zj.Alba Agolli dhe me rreth 70 të rinj të Universitetit të Tiranës Fakulteti i Drejtësisë diskutuan për rininë, paqen e sigurinë.Ky koalicion, në përbërje të të cilit janë 32 organizata të shoqërisë civile nga i gjithë vendi kanë përmbyllur kështu një maratonë aktivitetesh të zhvilluara gjatë muajit Qershor në kuadrin e një fushate ndërgjegjësuese dhe lobuese për të rinjtë dhe gratë në fushën e sigurisë dhe paqes.Kjo fushatë startoi në Universitetin “Aleksandër Moisiu ” në Durrës vijoi në gjitha nē të gjitha Universitetet e tjera të vendit tonē .Në takimet e zhvilluara në këto Universitete krahas studentëve nga Fakultete të ndryshme morën pjesë edhe anëtarët e koalicionit “Gratë ,Paqja,Siguria” ,pērfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut dhe pedagogë të mirënjohur nga këto Universitete.Kjo nismë mjaft domethënëse erdhi në kuadër të zbatimit tё projektit “Rezoluta 1325, tё drejtat e grave, nga koncepti nё realitetin shqiptar”, financuar nga UN Women dhe Fondi pёr Barazinё Gjinore.

drejtesiaaa11 drejtesia a9a9 drejtesia 999 drejtesiaaa drejtesia
<
>

Bajana Ceveli ,Përfaqēsuesja e shoqatës “Gratë ,Paqja,Siguria” si dhe ekspertja Vali Qyrfuçi theksuan rëndësinë që ka zbatimi i Rezolutës 1325 si dhe fushata ndërgjegjësuese që po zhvillohet me studentët nē të gjitha Universitet e Shqipërise ku jepet mesazhi kuptimplotë “Jo Armëve ,Po Jetës”.Nё shtator tё vitit 2018, Shqipёria hartoi Planin e Veprimit pёr Rezolutёn 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe miratimi i këtij Plani i hapi rrugë veprimeve institucionale pёr zbatimin e axhendёs “Gruaja, Siguria, Paqja”.Nё kuadrin e rolit qё luan shoqёria civile nё zbatimin e kёtij plani, zhvillimi i fushatave ndёrgjegjёsuese e lobuese për një organizim të ri të dorëzimit vullnetar të armëve që marrin jetë, mbetet njё aspekt i rёndёsishёm dhe i domosdoshёm. Alma Katraghini ,Përfaqësuese e Policisë së Shtetit duke evidenduar problematika të përditshme theksoi domosdoshmërinë e kësaj nisme dhe përfshirjen e të rinjve në të, për të siguruar jetën e shëndetin e të gjithëve për ta kthyer Shqipërinë në një vend sa më të sigurt e në paqe, larg përdorimit të armëve dhe dhunës. Sipas saj Koalicioni “Gratë,Paqja,Siguria” po kontribuon së tepërmi me fushatat sensibilizuese që po zhvillohen në Universitete duke ndikuar në rritjen e nivelit të sigurisë dhe mbizotërimit të Paqes e cila fillon me një buzëqeshje dhe nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrin .Gjatë këtij takimi studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitet të Tiranës ,treguan interes të jashtëzakonshëm për Rezolutën 1325 si kërkuan të jenë pjesë e aktiviteteve që zhvillon Koalicioni “Gratë ,Paqja,Siguria”

.Sipas studentëve ,kērkimi i paqes fillon në shtëpi, në shkollë dhe në vendin e punës dhe mbizotërimi i saj i jep vlera jetës.Ndërkaq, të rinjtë e Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë, gjatë kētij takimi diskutuan mbi rëndësinë e sigurisë dhe paqes të parë dhe në aspektin gjinor ,ndërsa nga ekspertët u theksua nevoja e angazhimit të të gjithëve për një vend më të sigurtë dhe larg armëve dhe dhunës, veçanërisht dhunës kundër grave e vajzave, në familje e shoqëri.Aktualisht në Shqipëri janē shënuar arritje nē këtë drejtim por mbetet ende shumë për tē bërë.Me kontributin e gjithsecilit duhet që të synojmë që në familje,shoqëri dhe kudo të jetojmë në Paqe dhe tē Sigurtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.