AKTUALITET

Video/ “Telenovela ‘President-30 qershor’”, Basha: Në Europë, Rama do ishte në burg

14:41 - 13.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeopozitari e ka pagëzuar me emrin “Telenovela ‘Presidenti-30 qershori’’’, këmbënguljen e Ramës për të zhvilluar zgjedhjet më 30 qershor si dhe për të shkarkuar Ilir Metën.




Kryedemokrati Basha theksoi se në kushte europiane Edi Rama do duhet të ishte në burg, ndërsa në kushte ballkanike do duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Në kushte normale europiane Rama do të ishte në burg sot, por ne kushte ballkanike ky sot duhet të ishte një njeri i larguar nga posti i kryeministrit për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike të vendit. Për t’i ikur fatit të pashmangshëm zë tiranëve, Rama ka shpikur telenovelën “President-30 qershor”, por siç dështoi pjesa e parë, do të dështojë edhe pjesa e dytë e saj”, ka deklaruar Basha para gazetarëve.

Pjesë nga fjala e Bashës

Ju ftoj të shohim të vërtetën si është, e të mos sillemi si foshnje që iu tërhiqet vëmendje me një rraketake. Rruga që vendi ka përshkruar është e mahintshme. Ka një kryeministër njësh me krimin, dhe ka një popull që nuk e pranon po kërkon e lufton për normat e vlera europiane.

Ju kërkoj të jemi bashkë të fortë në këmbë, për të mbrojtur fatin e Shqipërisë, orët e ditët e ardhshme do të përcaktojnë si do të jetë shqipëria e 10-15  viteve të ardhshme. A do të jetë Shqipëria në duart e kësaj pakice, që duan një Shqipëri të rrënuar, apo do të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, ku të gjithë të gëzojnë pasuritë e mrekullueshme, ku cdo kush të ketë mundësi të jetojë me dinjitet. E vetmja mënyrë për ta garantuar, kushdo që qeveris qëveris vetëm për shkak të votës tuaj. Kështu drejtojnë vendet e Europës. Kush e lidh fatin me kriminelët qeveris me kriminelët, ndaj është themelore të vijojmë këtë betejë pa u ndalur, rruga e vemte është vota e lirë.

Kam propozuar parlament me dy dhoma, president me të drejta të plota kushtetuese, drejtësi si e votuam në 2016 që ndëshkon pushtetarët e nuk i mbron. Më parë na pret çuarja deri në fund e betejës, në kushtet kur rama e banda në pushtet është detyrë e cdo shqiptari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.