Kryesore

Video/ Votoi Metën për President, Rama: Nuk jam penduar, do bëja prapë të njëjtën gjë

13:08 - 13.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga foltorja e Kuvendit, teksa diskutohet për dekretin e presidentit Ilir Meta që shfuqizoi datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë kur ka votuar Metën për President.




Madje, kreu i qeverisë ka thënë se edhe po të kthehej mbrapa në kohë do të bënte të njëjtën gjë.

“Po, unë e kam votuar Ilir Metën si president. Shumë kush me ka kritikuar, në rrjetin tim social vazhdimisht me zhdëpin për zgjedhjen e tij. Jo pak më kanë mallkuar, sa shfaqet Iliri me ndonjë nga paudhësitë e tij më përvishen. Por, nuk jam penduar, po të kthehesha mbrapa në kohë do bëja prapë të njëjtën gjë për shumë arsye. Ky është rasti për t’ju kujtuar të gjithëve se Ilir Meta u zgjodh president me votat e tij. Votat tona mund ta pengonin, por s’mund të zgjidhnim tjetër me votat tona. Por se do ta kthente këtë zgjedhje për të udhëhequr një plan çoroditës të orkestuar bashkë me Saliun këtë se kisha imagjinuar. Ka kaluar tej çdo imagjinate, nuk mund të tolerohet”.

Sipas tij me vendimin e fundit, presidenti ka kaluar përtej çdo imagjinate, ndaj Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.