Kryesore

Video/ 100 vota kundër në Kuvend, ja si e komenton Meta

11:09 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Ilir Meta deklaroi sot para mediave se dekreti i tij për datën e zgjedhjeve është i detyrueshëm për të gjithë, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk e zbatojnë do të përballen me pasojat.




“Dekreti është në fuqi, i zbatueshëm, i detyrueshëm, kush do të ecë në rrugën e paligjshmërisë, të vazhdojë. Ata do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen dhe stabilitetin”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse ka reflektuar pas rezolutës që u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë me 100 vota pro, Meta u përgjigj se ky parlament nuk është legjitim.

“Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, jo nga ky, nga një parlament lgjitim. Presidenti i takon republikës, rebublika qytetarëve”, u shpreh Meta.

A rrezikojmë të kthehemi në mbretëri?

“Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës, republika qytetarëve”, përsëriti Kreu i shtetit.

I pyetur se kush ta gjykojë këtë proces, në mungesë të Kushtetueses, Meta tha: “Dekreti është në fuqi, mbajmë shënim për çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti s’ndalon njeri që të çmendet. Përkundrazi të izolojmë të çmendurit.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm. Kush do paligjshmëri është në rrugën e tij ta zgjedhë. Kush ecën në rrugën e paligjshmërisë do provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik ne vend”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.