LIFE STYLE

Birra ka efekt më të mirë se paracetamoli kundër dhimbjes së kokës

16:27 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Kur kemi dhimbje koke, menjëherë mendja na shkon tek medikamentet mjekësore, por mesa duket një “revolucion” pritet të vijë. Sipas një studimi të botuar para pak kohësh në “The Journal of Pain”, dy gota birre mund të jenë më efektive se një ilaç. Sipas studiuesve rritja e përmbajtjes së alkoolit në gjak me 0.08 për qind i lejon organizmit të rrisë pragun e dhimbjes.
Nuk është e qartë nëse alkooli pakëson ndjesinë e dhimbjes sepse ndikon në receptorët e trurit ose sepse ul tensionin.  Dr. Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenwich në Londër, tha: “Alkooli mund të krahasohet me ilaçe si kodeina dhe efekti që jep është më i fuqishëm se i paracetamolit”.
Megjithatë ekspertët priren të qartësojnë se rezultatet e këtij studimi nuk duan të anashkalojnë efektet e dëmshme të alkoolit në shëndet.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.