AKTUALITET

Kryebashkiakët e djathtë zbatojnë dekretin e Metës, Rama: Mos bini viktimë

16:56 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vendimit të kryebashkiakëve të djathtë si dhe atyre të LSI për të zbatuar dekretin e presidentit Meta, ka reaguar kreu i qeverisë.




Edi Rama iu ka bërë thirrje kryebashkiakëve demokratë të mos bien viktimë e katërshes Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Kryebashkiakë demokratë! Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan ai në Twitter.

Kryebashkiakët e djathtë por edhe ata të LSI-së dërguan sot shkresa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku njoftonin se do të zbatonin dekretin e Presidentit të Republikës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.