AKTUALITET

Lleshaj: Basha i shtyn njerëzit që të shkelin ligjin

12:34 - 14.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nëpërmjet  një postimi në TWitter, ka akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjësin kryesor në shlyerjen e njerëzve drejt shkeljes së ligjit.




 “Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet! Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, tha Basha.

Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha  tha se Rama ka vënë nën kontroll të gjitha pushtetet dhe po i përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, Basha u bëri thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të kryeministrit.

Basha theksoi se në “planin diabolik” të tij, Rama ndihmohet nga Arta Marku dhe Sandër Lleshi. “Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.