Kryesore

Meta do shpërndajë Parlamentin? Ja letra që i nis Zgurit

13:56 - 14.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i kërkon kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta informojë mbi numrin e deputetëve që ka Parlamenti i Shqipërisë.




Në shkresën drejtuar KQZ, presidenca kërkon t’i vihet në dispozicion lista emërore e deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt.

Letra e Metës drejtuar KQZ:

KQZ me vendimin nr.555, date 26.07.2017, ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.06.2017, si dhe ka miratuar numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve të zgjedhur në çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt dhe numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve të rinj në shkallë vendi.

Në muajin shkurt 2019, deputetët e partive opozitare kanë deklaruar publikisht dhe kanë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë dorëheqjet në bllok nga ushtrimi I mandateve të tyre si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga sa është bërë publike, Sekretari i Përgjthshëm i Kuvendit, pa vonesë ka njoftuar KQZ-në për krijimin e vakancave në Kuvendin e Shqipërisë, si pasojë e këtyre dorëheqjeve.

KQZ ka marrë vendim për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kandidatët sipas listës shumë-emërore të çdo subjekti zgjedhor për çdo zonë zgjedhore.

Në vlerësim të kësaj situate dhe në mbështetje të nenit 92/h, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe referuar vendimmarrjes së deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr dhe dhënien e mandatit të deputetëve kandidatëve sipas listës emërore për çdo subjekt zgjedhor, Presidneti i Republikës, kërkon nga ana juaj dhënien e një informacioni dhe të dhëna të sakta për sa më poshtë:

-Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?

-Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore, për çdo subjekt si dhe listën emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi.

Presidneti i Republikës kërkon dhënien e këtij informacioni brenda një kohe sa më të shkurtër dhe shqyrtimin e kësaj kërkese me përgjegjësi të lartë shtetërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.