Show-Bizz

“Nuk u përmbajta dhe theva mikrofonin”

11:57 - 14.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit Gaz Paja ka rrëfyer një incident që i ndodhi gjatë interpretimit në skenën e Portokallisë.




Në episodin e së dielës te “Sekretet e Portokallisë”, aktori i njohur rrëfeu se një herë ishte nxehur aq shumë për një problem me muzikën në skenë, saqë kur doli prej saj hodhi mikrofonin nga inati. Gaz Paja ka mjaft performanca live në skenë dhe nga ato ku i duhet të këndojë në rolet e tij, dhe sigurisht që presioni për ta bërë siç duhet është i madh.

Në një intervistë përballë Ori Nebijajt, Gazi tha se ishte çështje teknike dhe nuk ndodhi për fajin e tij: “Pati një incident me mikrofonin, nuk e solli në parametrat e duhur se kënga u këndua. Unë mund të isha përmbajtur se ashtu siç gaboj unë gabojnë e të tjerë. I kërkova ndjesë publikut. Pjesa tjetër ishte që nuk u përmbajta dot, hodha një mikrofon, ne nuk dështojmë në asgjë. Mund të ketë qenë çështje valësh, baze ,dhe kam thyer një mikrofon pas skene shpresoj mos ma kenë futur në llogari”.

Nuk e dimë nëse ia kanë mbajtur nga rroga, por Gazi tha se e theu mikrofonin në nerva e sipër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.