Show-Bizz

Pas 8 muajsh burg, Gjykata liron Stresin

12:39 - 14.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 8 muajsh arrest me burg Gjykata e Tiranës liron me kusht Arkimed Lushajn. Reperi i njohur me emrin Stresi.  Arrestimi i 31-vjeçarit erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se është edhe Stresi. Stresi u arrestua në një nga hotelet e kryeqytetit, ku së bashku me të ishte dhe një vajzë.  Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm. Bashkë me reperin, policia e Tiranës shoqëroi në Komisariatin nr.4  edhe një 20-vjeçare nga Tirana me iniciale P. Ç.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.