AKTUALITET

Siguria e digave, BB vlerëson projektin Rreth 48 milionë USD të disbursuara

18:49 - 14.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banka Botërore ka bërë një vlerësim të ecurisë së projektit të sigurisë së digave, që ka vite që zbatohet me fokus te hidrocentralet në kaskadën e Drinit. Në raportin e saj, BB ka nënvizuar se zbatimi konsiderohet i kënaqshëm, ndërkohë që ka ndryshuar në anën pozitive progresin e përgjithshëm. Deri më tani, sipas shifrave të dhëna në raport janë disbursuar 48 milionë dollarë nga kreditë që janë dhënë për këtë projekt. “Punimet në njësinë e fundit të mbetur, numër 4, në hidrocentralin e Komanit janë finalizuar dhe kompletuar. Certifikata e kompletimit për këtë njësi u lëshua nga KESH në 4 mars 2019, me një sërë elementesh të tjera në proces, që pritet të finalizohen nga kontratori në linjë me angazhimet kontraktuale. Pagesat e fundit të kontratës do të bëhen brenda vitit fiskal 2019, çka do të rrisë edhe nivelin e disbursimeve. Punimet rehabilituese elektromekanike për hidrocentralin e Komanit, më i madhi hidrocentral në Shqipëri, u kompletuan plotësisht në mars 2019”, vlerëson BB. Nga ana tjetër, i njëjti raport nënvizon se rinovimi dhe rehabilitimi i të gjitha njësive ka rritur fuqinë e hidrocentralit.




“Siguria e njësive është e lartë dhe përftimi nga operimi i kaskadës gjatë situatave të mira hidrike është domethënës si dhe efiçenca (rrjedhjet e ujit janë eliminuar dhe vlerësohen në disa gigavat humbje energjie gjatë një viti është ulur në zero). Pas mobilizimit fillestar dhe dizjenimin e projektit, punët në rehabilitimin e portave të shkarkimit kanë nisur në 10 prill 2019. Kontraktori është mobilizuar plotësisht në ekzekutimin e punimeve në dy hidrocentralet paralelisht. Meqë punimet në rehabilitimin e portave shkarkuese te të dy HEC-et janë në një fazë të hershme, një vlerësim më i detajuar i gjendjes së tyre aktuale do të bëhet në korrik 2019. Sapo inspektimet fillestare të finalizohen, KESH-it do t’i duhet të përgatisë një plan të rifreskuar”, nënvizon raporti. I njëjti detajon se janë tri kontrata aktive për asistencë teknike, ku dy të parat janë me afat deri në fund të projektit dhe që lidhen me kontratën e inxhinierit të projektit dhe panelin e ekspertëve kurse ajo për Menaxhimin Financiar të KESH është në fazë zbatimi. Dokumenti sjell në vëmendje edhe nismën e fundit të qeverisë për të miratuar vendimin mbi Bursën Shqiptare të Energjisë, duke e cilësuar këtë si një hap para për sektorin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.