SHËNDET

Ushqim i shëndetshëm / Dieta që kujdeset për shëndetin

11:00 - 14.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kujtimi i verës që sapo iku? Disa kile më shumë dhe vendimi për të riparuar “dëmin”. Por pa hequr dorë nga ushqimi: kjo është e dëmshme për shëndetin dhe jo e shëndetshme për linjat.
Një ekuilibër i rëndësishëm
Disa dieta “të modës” japin si alternativë rritjen e konsumit të proteinave dhe reduktimin e ndjeshëm të karbohidrateve. Por këto janë skema të paekuilibruara që po u përdorën për një kohë të gjatë, nuk dihet se ç’efekte mund të kenë mbi shëndetin. Dhe një studim i publikuar kohët e fundit në “Journal of The American College of Nutrition”, aplikuar te 10 mijë njerëz gjatë 3 vjetëve, arriti në përfundimin se kush mbante dieta në të cilat karbohidratet përbënin të paktën 55 për qind të kalorive të përditshme, kishte më pak mundësi për të qenë obez (mbi peshë). Sepse, në të vërtetë, harxhonte më pak kalori dhe ushqehej në mënyrë të shëndetshme (me më shumë ushqime me përmbajtje të ulët yndyrash, më shumë drithëra dhe fruta). Pra, ja një shembull për t’u ndjekur.
Kaloritë? Nuk janë gjithçka
Gabimi që bëjnë shumë njerëz kur fillojnë një dietë, është se i kushtojnë rëndësi vetëm vlerës energjitike të ushqimeve. Për shembull, ata mendojnë se për mëngjes, një biskotë shoqëruar me një kapuçino me një lugë sheqer kundrejt një filxhani me qumësht të holluar me 40 gr. drithëra dhe një kivi është e njëjta gjë, meqë në të dy rastet kaloritë janë afërsisht 300. Kjo nuk është e vërtetë. Sipas një studimi të botuar në “Europian Journal of Clinical Nutrition”, megjithëse me kalori të njëjta, fruta del se ka treguesin më të lartë të ngopjes, ashtu si ushqimet që kanë proteina, fibra dhe ujë dhe pak yndyra (rasti i mëngjesit me qumësht e drithëra dhe kivi); më pak të kënaqshëm janë pikërisht ushqimet e furrës (biskotat, tortat…) dhe ata me përmbajtje të lartë yndyrash. Përveç të tjerash, ngopja varet shumë edhe nga pesha e ushqimit: është logjike që dy feta kivi të ngopin më shumë se 20 gr. biskota (thuajse gjysma), megjithëse të dyja përmbajnë njësoj kalori: 90.
Kujdes nga pijet alkoolike, sepse përveçse japin shumë kalori (mesatarisht, një gotë verë jep 100 kalori), mund të nxisin edhe oreksin. Kjo, kur dëshiron që të biesh ndonjë kile në peshë, nuk të shërben dhe aq shumë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.