SPORT

Boban-Maldini nisin nga puna për Milanin e ri

14:44 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak orë pasi ishin zyrtarizuar në detyrat e reja te Milani, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban nuk kanë humbur kohë duke u vënë menjëherë në lëvizje për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e trajnerit të ri, por te kuqezinjtë po punohet për momentin që t’i vihen në dispozicion teknikut emra sa më cilësorë. Një nga negociatat që dy drejtuesit kanë bërë që dje, është ajo me përfaqësuesit e mbrojtësit të Liverpulit dhe përfaqësueses së Kroacisë, Dejan Lovren.




Qendërmbrojtësi kroat është një nga emrat që pëlqehet më shumë për prapavijën dhe është këshilluar nga Zvonimir Boban i cili ka përdorur lidhjet me bashkëkombësit e tij për të bërë të mundur një marrëveshje. Kësisoj, gjatë paradites janë zhvilluar mbledhjet e para me menaxherë të lojtarit për kushtet e mundshme të kontratës, ndërsa në vijim pritet që t’i paraqitet një ofertë zyrtare Liverpulit ku Lovren ka përfunduar në stol për shkak të formës dhe bashkëpunimit të mirë që ka shfaqur dyshja Van Dajk-Matip.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.