AKTUALITET

Fitimi i bankave, rreth 6 miliardë lekë për katërmujorin 2019

18:30 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Statistikat e muajit prill konfirmuan performancën pozitive të sistemit bankat në vend. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për katër muajt e parë të vitit sistemi arriti një fitim prej rreth 6 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtën vlerë me katërmujorin e parë të vitit të kaluar. Në terma të kthimit nga kapitali, përfitueshmëria e sektorit bankar ishte 12.1%, nga 12.4% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rezultatet në nivel sistemi mbështeten në standardet e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.




Në tërësinë e vet, sistemi bankar në vitet e fundit ka qenë në vazhdimësi fitimprurës. Ky është rezultat i përmirësimit të cilësisë së aktiveve dhe sidomos uljes graduale të raportit të kredive me probleme, që tashmë është afërsisht në nivelet e 11.5%, ndërsa gjatë viteve të krizës kishte arritur në kufijtë e 25%. Rezultatet individuale të bankave janë të disponueshme deri në fund të tremujorit të parë të vitit dhe janë pozitive për shumicën prej tyre. Në këtë rast shifrat mbështeten në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, që është edhe standardi ligjor i deklarimit të bizneseve. Rezultati agregat i bankave sipas këtij standardi për tremujorin e parë ishte pozitiv për rreth 5 miliardë lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.