BLUETOOTH

Gjithmonë “in”, Nora Istrefi postoi videon me sandalet 1245$

16:50 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi njihet për postimet e saj ku shfaqet gjithmonë në formë dhe ‘in’ me veshjet e aksesorët më të fundit të modës.




Këngëtarja nga Kosova krahas hiteve që publikon herë pas here, njihet edhe për stilin e spikatur të veshjes dhe imazhin e kuruar. Ndërkaq ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte videoja e fundit e postuar në ‘Instagram’.

E veshur me një kostum të bardhë të tejdukshme me xhaketë dhe pantallona të punuara me dantellë, teksa parakalon përpara derës së vilës së saj në Prishtinë duke mbajtur në duar çantën Chanel ne na mbetën sytë tek sandalet.

Showgirl-i mban veshur një palë sandale Christian Louboutin, që njihen për shollën e tyre të kuqe, dhe ka zgjedhur një ndër modelet më të fundit “Marie Edwina”.

Të frymëzuara nga kërcimtaret e kabaresë sandalet Louboutin që Nora i ka zgjedhur në ngjyrën e bardhë janë me lidhje material sateni, me pjesë transparente përpara e rrip në mes të gishtave e me pendë struci në pjesën e lidhjes anësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.