SPORT

Mateus zbulon të ardhmen e Hames: Do iki te Juventusi

13:41 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U fol për një kalim të tijin te Napoli, por Hames Rodrigez nuk do të ritakohet përsëri me Karlo Ançelotin. Të ardhmen e kolumbianit e ka zbuluar një legjendë e futbollit gjerman, si Lotar Mateus. Kartonin e tij e zotëron Reali i Madridit që pretendon të paktën 40 milionë euro për të lënë të lirë fantazistin latin. E ardhmja e lojtarit është Serie A dhe Mateus është i bindur në atë që thotë.




“U takuam gjatë festimeve të titullit të fituar nga Bajerni i Mynihut. Ishim ulur në një tavolinë dhe biseduam për gjithçka me Hamesin. Folëm për futboll, por edhe për historinë e Kolumbisë. Sipas mendimit tim, ai do të shkojë te Juventusi. Është i afërt me Kristiano Ronaldon dhe komunikojnë shpesh. Hames më tha se vetë Kristiano dëshiron ta marrë te Juventusi”, përfundon Lotar Mateus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.