FOTO - GALERI

Nuk është biri yt…Fli i qetë!

15:00 - 15.06.19 Nga Sergio Guttilla 
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po të ishte biri yt
do ta mbushje detin me anije
të çdo lloj flamuri.




Do të dëshiroje që të
gjithë bashkë me miliona
të bënin urën që ai
të kalonte.

Po të ishte biri yt do të hidheshe në det,
do ta vrisje peshkatarin që nuk ta huazoi
barkën, do të ulërije për të kërkuar ndihmë,
do të trokisje në dyert e qeverive.

Por rri i qetë,
nuk është biri yt.
Mund të flesh i qetë
E sidomos i sigurt.
Nuk është biri yt.

Është vetëm biri i humanizmit të humbur,
i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.

Nuk është biri yt.
Fli i qetë,
nuk është i yti.
Ende jo…

888888 2222 77777 66666 55555 44444 33333 REFUGEES GREECE TURKEY 9999 111
<
>


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Fantastike.Me keto pak vargje,por perla te verteta,mund te shkruhen romane te tera.Por kujdes,per to (romanet),duhen mendje te njenjta,me autorin e vargjeve te arta.

    Përgjigju &amp;darr;