POLITIKË

Video/ PD risjell përgjimet e Bild: Rama të largohet me sa më pak kosto

14:37 - 15.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka publikuar sot sërish përgjimet e gazetës gjermane “Bild” për Astrit Avdylaj dhe zyrtarë të Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dalë sot para mediave dhe deklaroi se kryeministri Edi Rama, bën pakt edhe me djallin për interesa personale dhe se këto përgjime po e detyrojnë të sajojë çdo marrëzi, për të larguar vëmendjen prej të vërtetës. Bardhi kërkoi largimin e Ramës.  “Edi Rama ka blerë pushtetin me krimin, ai është kryeministër ilegjitim dhe ai duhet të largohet me sa më pak kosto për vendin”, theksoi ai.




DEKLARATA

Javën e ardhshme Bashkimi Europian do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatat për anëtarësim. Fatkeqësisht, çdo media serioze ndërkombëtare, së fundmi, edhe Reuters, EU Observer, Euroactiv kanë të njëjtin motiv, kur citojnë zyrtarë të lartë europianë që refuzojnë nisjen e bisedimeve me vendin tonë : “Shqipëria është një problem i madh dhe nuk është aspak premtuese”.

Për fat të keq, janë vendet më me ndikim sot në Bashkimin Europian ato që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë, për faktin e vetëm se Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe nga një kryeministër, që njihet në të gjithë Europën si kryeministri më i korruptuar, që ka blerë pushtetin në pakt me krimin e organizuar.

Përgjimet e publikuara pak ditë më parë në gazetën gjermane Bild, me qarkullimin më të madh në Europë, provuan si plotësisht të vërtetë çdo denoncim të Partisë Demokratike se Edi Rama nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, se Edi Rama, për pushtetin dhe pasurinë e tij personale, bën pakt edhe me djallin. Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Po risjellim edhe një herë në vëmendjen e publikut përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild, përgjime të cilat po e detyrojnë Edi Ramën të sajojë çdo marrëzi, për të larguar vëmendjen prej të vërtetës – Edi Rama ka blerë pushtetin me krimin, ai është kryeministër ilegjitim dhe ai duhet të largohet me sa më pak kosto për vendin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.