SPORT

Talenti shqiptar, gati të lërë Gjermaninë për Kosovën

12:39 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova po kalon një moment fantastik në arenën e futbollit Europian. “Dardanët” janë cilësuar si surpriza më e bukur, teksa përveç rezultateve pozitive, përfaqësuesja kosovare, vazhdon gjuetinë për afrimin e talenteve që luajnë nëpër klube të rëndësishme të Europës. Pas mbrojtësit të Hadërsfilld, Florent Hadergjonaj, një tjetër “yll”, pritet t’i bashkohet “dardanëve”.




Bëhet fjalë për mesfushorin e Hanoverit, Florent Muslija. 20-vjeçari do të “braktisë” shumë shpejt Gjermaninë për t’iu bashkuar Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës, Agim Ademi. “Jemi në bisedime me shumë lojtarë. Muslija ndoshta do të jetë i pari që pritet të na bashkohet. Tashmë edhe me këto rezultate që po vijnë është interesi i secilit t’i bashkohet Kosovës”,-ka thënë Agim Ademi në një intervistë për ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.