SPORT

Tirana blindon Kalen dhe Torasën Pritet Batha, Osmani e Koliçi

11:38 - 15.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një goditje e dyfishtë që garanton teknikë e cilësi, një kombinim braziliano-argjentinas që ka bërë tifozët baerdheblu të ëndërrojnë për një sezon të madh nga Tirana pas shumë vitesh lëngimi. Dje, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë zyrtarizuar nënshkrimet e Elton Kales dhe Agustin Torasës, dy-ish lojtarët e Flamurtarit, që karrierën e tyre do vijojnë ta zhvillojnë në superiore.




Kale
“Elton Kale është zyrtarisht bardheblu. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Tiranën. Ish-futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Kualitet dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Kale është i Tiranës. Në muajin korrik braziliani do t’i bashkohet ekipit në ditët e para përgatitore”,-shkruan klubi i Tiranës për brazilianin.

Torasa
“Agustin Torasa është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një tjetër vit. Torrasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit do t’i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik”,- njoftojnë bardheblutë për argjentinasin.

Të tjerët
Idriz Batha, Tefik Osmani dhe Enea Koliçi janë në majë të listë së Ardian Memës. Trajneri bardheblu ka parë të kënaqen dy kërkesat e tij të para, por për ta bërë Tiranën ashtu siç ai ëndërron, ka ende nevojë për element të tjerë cilësorë. Duhet blinduar patjetër porta, ndaj Enea Koliçi shikohet si elementi i duhur. Gjithashtu, nevojitet një tjetër qendërmbrojtës dhe eksperienca e Tefik Osmanit garanton cilësinë e kërkuar. Në mesfushë mungon ai “pitbulli” që Mavaje dështoi ta bënte, ndaj Idriz Batha është emri i duhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.