SHËNDET

Dëme në organizëm, ja sa kafe duhet të konsumojmë në ditë

12:14 - 16.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për shumicën prej nesh, sa hapim sytë, mendjen e kemi tek një filxhan kafe. Por sa duhet të konsumojmë, pasi kafeja e tepërt mund të shkaktojë dëme të mëdha.




Shumë kafeinë mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, një shenjë paralajmëruese ndaj sëmundjeve të zemrës dhe mund të shkaktojë efekte anësore si marramendje, tronditje, dhimbje koke ose rrahje zemre anormale.

Deri tani ishte e vështirë të thuhej se sa ishte numri që përcaktonte sasinë e tepërt të kafes. Falë një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë së Jugut, ne tani kemi një kufi maksimal, për të përcaktuar se sa kafe duhet të konsumojmë për të mos u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjatë studimit, u zbulua se ata që pinin më shumë se gjashtë filxhanë kafeje në ditë kishin një rrezik 22 për qind më të lartë të sëmundjes kardiovaskulare sesa ata që pinë 1 deri në 2 filxhanë në ditë.

Studimi sugjeron që të jeni të kujdesshëm dhe mos t’i kaloni dy filxhanë kafeje në ditë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.