BLUETOOTH

Foto/ Ruli e Trashani, nisin projektet 1 euro

14:00 - 16.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Edhe pse gojët e liga flasin për krijimin e klaneve dhe keqkuptimeve në kabinetin e ministrave, mund të themi me bindje se ato janë vetëm thashetheme. Këtë gjë e vërteton shumë mirë harmonia që ekziston mes disa ministrave, si për shembull Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Rulit dhe Ministres së Integrimit, Arenca Trashani. Fotoja flet vetë. Ministrat jo vetëm që kanë mirëkuptim mes tyre, por edhe afrimitet, çka dëshmon se ata shkojnë shumë mirë dhe këtë e demonstrojnë edhe me fakte. Edhe pse ministrja Trashani është disi më e tërhequr, ministri Ruli nuk mënon të tregojë afrimitetin dhe përkrahjen, gjë që e vërteton edhe përmes një përqafimi miqësor, që i bën koleges së tij. Ndoshta dy anëtarët e qeverisë kanë nisur që tani të jenë të shqetësuar për nismën më të fundit të Kryeministrit “Shqipëria 1 euro” dhe si dy ministra të palodhur, Ruli dhe Trashani kanë nisur tashmë hartimin e projekteve.

Ky shkrim u botua më 23 shtator 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.