Kryesore

Anulimi i zgjedhjeve, Ademi kërkon ndihmë nga policia: Na mbështesni në lirimin e KZAZ-ve

10:54 - 17.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kërkon nga policia e këtij qyteti mbështëtjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve , duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit të Republikës.Përmes një letre dërguar policisë së Shkodrës, kryebashkiakja Ademi kërkon prezencën e policisë për lirimin e ambjenteve nga KZAZ, në momëntin që do të kërkohet nga Bashkia e këtij Qarku. Më herët, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi iu drejtua përmes një letre KZAZ-ve në këtë qytetet duke kërkuar prej tyre lirimin e ambjenteve, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.