BLUETOOTH

Greta Koçi, bën këngë për dashurinë, pa e provuar ende atë

17:59 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Ende nuk i ka mbushur 15 vjeç dhe ka ditur të godas në shenjë. E mësuar tashmë me suksesin ajo vazhdon të eci përpara me këngët e saj, por tani me objektiva më të qarta, drejt çmimeve apo pse jo edhe duke synuar pjesëmarrjen në ndonjë Festival Evropian. Gjimnazistja në shkollën e gjuhëve të huaja, ku sapo ka filluar vitin e dytë për frëngjisht dhe anglisht ka hedhur në qarkullim këto ditë këngën e saj të re “Ik nga unë tani”. Këngë, në të cilën, ajo shfaqet disi ndryshe nga sa e kemi parë dhe që do të pasohet nga të tjera surpriza, që Greta do t’u bëj fansave të saj. Një prej tyre është pjesëmarrja në festivalin “Mikrofoni i Artë” dhe që do të vijojë me albumin e parë të këngëtares. Një album, që flet për dashurinë edhe pse Greta nuk e ka provuar ende atë. Gjatë një interviste për “Bluetooth” Gerta tregon planet dhe zbulon të rejat, që do të na servir së shpejti.

greta,k (22) greta,k (6) greta,k (15)
<
>

Sapo keni lançuar këngën “Ik nga unë tani”. Mendoni se do të pëlqehet nga publiku?
Ende nuk e parashikoj dot suksesin e këngës por mund të them që është një këngë që do të godas, pasi është realizuar shumë mirë. Eshtë një këngë me autor kompozitorin Adi Hila, e ritmit regaton, që për mua është hera e parë, që bëj një këngë në këtë lloj muzike dhe në fakt më pëlqen. Pastaj ka dhe një klip, vërtet të bukur të realizuar nga “Max Prodaction”, nën regjinë e Dea Millosheviç. Unë shfaqem disi ndryshe, me një fustan të zi të shkurtër nga përpara dhe i gjatë nga pas, i realizuar nga stilisti Joni Peçi. Kam prerë flokët me baluke enkas për klipin dhe, së bashku me mua janë 3 vajza, që më shoqërojnë. Pra çdo gjë është realizuar bukur.

Çdo të thotë për një 15 vjeçare të jetë e suksesshme?
Të them te drejtën, nuk është se e kam pritur këtë famë, por më vjen mirë që të tjerët më pëlqejnë. Të gjitha gjërat kanë ndryshuar për mua sot, që nga vëmendja e njerëzve kur kaloj në rrugë, të gjithë më njohin. Unë eci shumë pak dhe dal me familjen me makinë dhe kur ndalojmë në semafor, njerëzit më përshëndesin dhe me urojnë. Në fakt ndihem shumë mirë dhe kam punuar shumë në të vërtetë për të arritur suksesin. Që në moshën 12 vjeçe kam nisur karrierën. Eshtë pak e çuditshme në fakt, por ndihem shumë mirë dhe jam shumë e lumtur, që kam arritur deri këtu.

Cili është projekti, në të cilin jeni e angazhuar aktualisht?
Më datë 7 tetor do të konkurroj në festivalin “Mikrofoni i Artë” me këngën “Thuaj djalit”, të kompozuar nga Genti Lako. Eshtë një këngë shumë e bukur dhe për mua në fakt është më e bukura. Kënga do të shoqërohet dhe nga një grup baleti me gjashtë balerina, nën një koreografi të veçantë nga Gjergj Bajrami, ku unë do të jem e ulur në një karrige. Do të jetë me të vërtetë diçka e veçantë.

Pas këngës me Erion Korinin, a do t’u shohim përsëri në ndonjë duet?
Në fakt kam shumë plane. Po një duet që tashmë ka përfunduar është në bashkëpunim me këngëtarin kosovar Meda. Eshtë një këngë e realizuar nga Genti Lako dhe për të cilën së afërmi do të bëjmë dhe një klip. Gjithashtu do të jetë dhe një duet me këngëtarin grek Stamatis Gonixhis, i cili pasi ka dëgjuar këngët e mia më ka kërkuar të kemi një bashkëpunim dhe ne do të bëjmë një duet. Në të vërtetë kam pasur mjaft oferta këto kohë. Kështu gjatë verës që shkoi kam marrë pjesë në mjaft koncerte në Shqipëri apo dhe në Mal të Zi përkrah këngëtarit Sinan Vllasaliut, etj.

Kur do ta kemi një album të Gretës?
Po, shumë shpejt madje. Në muajin nëntor do të dalë albumi im i parë. Janë 12 këngë, të kompozuara nga emra të njohur si Genti Lako, Adi Hila, Darko Dimitrov, etj. Në album do të kem këngë të ritmeve të ndryshme, ku nuk do të mungojë dhe një këngë me motive popullore nga jugu, kryesisht përmetare. Gjithashtu ketë vit për herë të parë do të marr pjesë në Festivalin në Radio Televizion.

Ky shkrim u botua më 23 shtator 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.