AKTUALITET

Haradinaj te varri i babait: Në kullën tënde, plak, në shtëpinë e mikut dhe Zotit…

13:34 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para një viti ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj. Kryeqeveritari Haradinaj e ka kujtuar sot të atin që prehet në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.




Miq, familjarë e politikanë ishin sot me Ramush Haradinaj në homazhet me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së babait të tij.

Veterani i luftës së Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës, Hilmi Haradinaj prehet në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Haradinaj ka publikuar në rrjetin social, Facebook disa fotografi, në përshkrimin e të cilave ka shkruar:

“Në Kullën tënde, Plak! 
Në shtëpinë e mikut dhe Zotit, siç TI na e mësove. 
Të kemi kujtu e nderu, sot!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.