Kosova

“Lutju Allahut”, momente tmerri për pasagjerët e linjës Prishtinë – Bazel

11:35 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare

Turbulencat ajrore kanë tmerruar pasagjerët e avionit të linjës Prishtinë – Bazel – Mulhouse (Francë) rreth 30 minuta përpara uljes në aeroportin e Bazelit.



Problemet nisën kur avioni Boeing 737-300 me 121 pasagjerë në bord, po fluturonte mbi Italinë veriore, pranë krahinës së Tirolit të Jugut.

Rreth 10 udhëtarë, kanë pësuar dëmtime por pas uljes ata morën trajtim mjekësor në spital.

Sipas burimeve, problemet u shkaktuan pasi piloti bëri një manovër për të shmangur një stuhi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregohen momentet e panikut që përjetuan pasagjerët.

Madje dëgjohet edhe thirrja e një burri, teksa përpiqet të qetësoj gruan, duke i thënë “Lutju All-llahut”

Fatmirësisht nuk pati dëmtime të tjera dhe avioni arriti të zbriste në aeroportin e Bazelit me 30 minuta vonesë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *