Kryesore

Video/ Mblidhen firmat, PS kërkon shkarkimin e Ilir Metës

09:49 - 17.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi gjatë në konferencë për shtyp se PS ka dorëzuar në Kuvend kërkesën zyrtare të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.




Balla ka konfirmuar sot zyrtarisht kërkesën me firmat e 55 deputetëve  për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, e cila sipas tij është dorëzuar sot në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS deklaron se anulimi i datës së zgjedhjeve si dhe moscaktimi i një date tjetër është antikushtetues.

“Anulimi i datës 30 qershor dhe moscaktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit. Ky është një hap që zhbën autoritetin e sovranit. Ky akt e barazon presidentin me sovranin”, u shpreh Balla.

Fjala e Ballë

Në përmbushje të realizimit të zgjedhjeve janë ngritur KZAZ, përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve, është kryer regjistrimi i partive, janë depozituar listat e ka filluar fushata. Ndërkohë që ka filluar procedura zgjedhore presidenti ka nxjerrë dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019.

Arsyet e dhëna nga Presidenti kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike, se kushtet aktuale s’do siguronin zgjedhje të vërteta gjithëpërfshirëse, bindjen se kjo është mënyra që ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe se mbështetet në Kushtetutë. Kjo bie në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese.

Së pari është cenuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Sovraniteti i takon popullit e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Në këtë kuptim i ka hequr sovranit të jetë i tillë.

Anulimi i datës 30 qershor dhe moscaktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit. Ky është një hap që zhbën autoritetin e sovranit. Ky akt e barazon presidentin me sovranin.

Presidenti ka përcaktuar një datë tej datës të parashikuar me ligj. Presidenti ka marre atributet e Kuvendit. Parashikohet të mbahet një datë e re. Gjithsesi duhet ta bënte me ligj. Kjo është situatë e re dhe që minon proceset demokratike të vendit. Në arsyetimin e aktit të tij Presidenti referon situatën e vitit 2007. Por kjo është e kundërta. Ka qënë 20 janari si datë 2007 por më 12 janar është arritur marrëveshje politike dhe u ndryshua, bashkë me datën e ardhshme të zgjedhjeve.

Me miratimin e këtij akti Presidenti përcaktoj datën më 18 shkurt, por kjo nuk ka fare lidhje me situatën. Kushtetuta nuk ia njeh këtë të drejttë. Kjo është një kompetencë vetëm një kahëshe. Ai nuk ka alterantivë për të ndryshuar shfuqizuar apo anuluar datën e zgjedhjeve. Referuar Kushtetutës Presidenti nuk i ka. Vlersojmë se me dekretin presidenti ka cënuar rëndë parimin e periodicitetit të zgjedhjeve që është përcaktuar në Kushtetutë.

Nëse do të zbatohet ky dekret kemi të bëjmë cënimin e parimit pasi të zgjedhurit do të zgjasin mandatin akti i ka parashikuar qartë dhe prandaj është parashikuar data 30 qershor. Kushtetuta që në nenin 1 , përcakton se administrimi dhe qeverisja duhet të bazohet në zgjedhje të lira të barabarta dhe thekson periodike. Sikur edhe një ditë më shumë përtej mandatit, ata kthehen në pushtetet autoritare pasi mandati u ka mbaruar.

Duke shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhje duke cenuar parimet e sipërpërmendura, e duke nxjerrë akte në kundërshtim flagrant me ligjet, vlerësojmë se këto përbëjnë shkelje shumë të rënda të Kushtetutës dhe në këtë mënyrë plotësohen kushtet e parashikuara nga neni 90 pika 2. Përfundimisht kërkojmë nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit të Rpublikës.

Kjo ishte kërkesa. Zoti Ilir Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë me pëlqimin tonë. Ne socialistët nuk i përkasim kulturës politike të arbitraritetit e dhunimit të ligjit e dua të garantoj sot se do të ndjekim procedurën rigoroze në rastin e shkarkimit të presidentit.

I kujtojmë Zotit Ilir Meta kërkesën e bërë në drejtim të tij përmes rezolutës së miratuar të enjten e shkuar në parlament lidhur me një nevojë urgjente reflektimi. Kemi vënë re se nuk ka reflekuar po ka sulmuar kuvendin me një gjuhë të padenjë  e të papranueshme për institucionin e lartë të presidentit. Kuvendi as nuk intimidohet nga askush por i kujtojmë zotiti Ilir Meta se as ai, e as ata që e braktisën Kuvendin duke djegur mandate e pastaj tentuan ta djegim me flakadanë të dëshpërimit nuk kanë asgjë tjetër në dorë përveç se nivelit të dinjitetit të tyre.

Për sa kohë është ende president, Zoti Ilir Meta duhet të mos na turpërojë të gjithëve duke ulur nivelin e presidencës së tij në kufirin minimal të etikës shtetërore sa herë që i jepet mundësia të hapë gojën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.