AKTUALITET

Video/ Pazaret për votat, biznesmeni: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene! Se përgjohet ooo

16:03 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I përfshirë në përgjime është edhe biznesmeni Bekim Krashi, teksa flet me një person për blerje votash.




Ata diskutojnë sesa lekët do shiten votat, teksa çmimi për një votë është 40 mijë lekë.

Madje ata flasim edhe për përgjimet e telefonave.

BISEDA:

Bekim Krashi: Alo

0686795208: O Bekim si je a je mirë?

Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?

0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?

Bekim Krashi: Hë…

0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

0686795208: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?

Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë

Bekim Krashi: Sa?

0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu

Bekim Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra

Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo

0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Bekim Krashi: Sa vota ka?

0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha

Bekim Krashi: 5

0686795208: Eeee

Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre

0686795208: Po, 100 mijë lekë, po atij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh

0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus

Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edh e20

0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim

Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo

0686795208: Hë?

Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon

0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani

Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.