AKTUALITET

Përgjimet e reja/ Gazetari gjerman: Qeveria po konsideron arrestimin e Bashës

15:02 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede, ka reaguar pas refuzimit të kreut të PD, Basha, për t’u paraqitur në Prokurori dhe mundësinë e shoqërimit të tij me forcë me statusin e të pandehurit.




“Sapo kam dëgjuar se Qeveria në Shqipëri po e konsideron arrestimin e kreut të opozitës në mënyrë që të devijojë vëmendjen nga përgjimet telefonike që tregojnë manipulimin zgjedhor në vitin 2017, të cilin “Bild” do ta publikojë”, shkruan Tiede në Facebook.

“Pyetja është, a kërkon Qeveria të arrestojë çdo ditë politikanët e opozitës për të tërhequr vëmendjen nga audio përgjimi? Sidoqoftë, ne nuk nxitojmë: e shqyrtojmë materialin pikërisht për të botuar vetëm fakte të sakta. Siç thashë: po vjen sot në pasditen e vonë”.

Gazetari gjerman ka njoftuar dje se pasditen e sotme do publikohen të tjera përgjime që do të hedhin dritë në lidhje me pazaret elektorale.

Në fillim të muajit, “Bild” publikoi përgjimet mes Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të Shijakut, me Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës në Qarkun e Durrësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.