AKTUALITET

Përgjimet/ Shantazh drejtorit të shkollës, Ndreu: Të deklaroj hapur votën për PS ose do fluturojë nga puna

15:46 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta gjermane Bild ka publikuar përgjimet e reja. Të përfshira në to është edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu, teksa shantazhon mësuesit.




Në bisedën me Drini Gjecin, drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës, Ndreu i kërkon atij ti bëj presion drejtorit të shkollës që të deklaroj hapur votën për Partinë Socialiste, përndryshe të hënën do të “fluturojë nga puna”.

Biseda e plotë: 

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklaroj hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

Drini Gjeçi: Mos u shqetëso se do e mbaroj unë atë punë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.